Paralajmërimi i NASA-s, po krijohet ajsbergu dy herë më i madh se New York-u

NASA ka lëshuar alarmin për shkëputjen e një ajsbergu të madh dy herë sa qyteti i Nju Jorkut, duke kërcënuar të shkëputet nga Antarktik.

Një satelit i NASA-s shfaqi imazhet e dy të plasariturave që kalojnë përgjatë pllakave të akullit Brunt të Antarktikut, i cili mund të ndahet në një ajsberg më vete, prej 1700 km, aq sa shtrihet i gjithë Nju Jorku.

Alarmi i lëshuar nga NASA paralajmëron për krijimin e një ajsbergu të dytë të madh, pas shkëputjes nga Antarktiku duke krijuar një situatë të frikshme: Në rast të shkëputjes së malit të akullit, aktivitetet kërkimore dhe prania e njeriut atje, do të ishin në rrezik.

Pjesa e Antarktidës që po shkëputet duke u shnërruar në ajsberg

 Dytë plasariturat janë vetëm 4 km larg njëra tjetrës. Dhe kur të dyja të takohen bashkë, mund të krijojnë ajsbergun sa madhësia e Nju Jorkut. Sipas NASA-s, kjo do të jetë shkëputja më e madhe e pllakës së akullit që shkëputet nga Antarktika përgjatë shekullit të fundit.

Sipas Këshillit për Kërkimet e zhvillimeve natyrore, ky fenomen quhet lindja e ajsbergut. Pllakat kanë nisur të plasariten prej 35 vitesh dhe përparojnë drejt veriut me 4 km në vit. Pas një pushimi disa vjeçar, plasaritja ka nisur të lëvizë në 2016 dhe prej asaj kohe ka vijuar të zgjerohet, për shkak të formës së akullit që mbështetet mbi një formacion nënujor, ku themeli është kripa.

Ky formacion shkëmbor, parandalon akullin të përparojë dhe përcakton valë të çara në sipërfaqe. Pasoja më e qartë është thyerja e tij, që ecën përpara në mënyrë të pandalshme. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN