Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Siguria e ashensorëve, jeta e banorëve në “dorën” e teknikut dhe administratorit

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2019, 18:36 | Kronikë
Siguria e ashensorëve, jeta e banorëve në

Ashensorët janë mjetet më të përdorur për transportin e banorëve, por dhe me të pasigurtët në Shqipëri. Jeta e banorëve varet nga mirëmbajtësi i ashensorit, puna e të cilit nuk ka kontrollin e duhur nga shteti.

Enkeledi prej 14-vjetësh punon me kompaninë e tij për mirëmbajtjen e ashensorëve në pallatet e kryeqytetit.

Ai tregon se për aktivitetin e tij nuk është kontrolluar asnjëherë nga inspektorati përkatës. “Nuk na kanë kontrolluar asnjëherë se sa të aftë jemi. Unë kam 14 vite që punojë në këtë fushë. Por jo të gjithë mund ta bëjnë këtë. Unë kam mbaruar shkollën elektrike, ndërsa kam bërë edhe disa kurse profesionale”, thotë Enkeledi.

Kanë ose jo defekte, ashensorët e pallateve duhet të kontrollohen çdo muaj nga teknikët, të cilët lëshojnë dhe certifikatën e sigurisë. Por nuk janë të pakta rastet kur mirëmbajtësit e ashensorëve nuk kane lidhje me këtë zanat dhe nuk lëshojnë certifikatë sigurie.

“Ka pasur raste që ne nuk e kemi marrë ashensorin në mirëmbajtje për arsye të rrezikshmërisë së lartë që kishte ashensori. Në këto raste, ne kemi njoftuar edhe policinë për të marrë masa që ta bllokojnë”, tregon Enkeledi.

Mirëmbajtësi i ashensorit përzgjidhet nga administratori dhe kryesia e pallatit. Shpesh mos-pagesat banorëve bëhen shkak për cilësinë e dobët të këtij shërbimi.

Vetëm pak ditë më parë, një ashensor i një biznesi në zonën e “Don Boskos” u rrëzua nga kati i parë në bodrum, por për fat nuk pati viktima.

Mungesa e kontrolleve dhe mirëmbajtjes së ashensorëve në Tiranë ka marrë jetë njerëzish, ndërsa shteti është përpjekur të gjejë vetëm fajtorët pas tragjedive.

A2 CNN Livestream

Dita jonë