Takimi i dytë i liderëve, Trump e cilëson një sukses, Kim: I kaluam problemet – A2

Takimi i dytë i liderëve, Trump e cilëson një sukses, Kim: I kaluam problemet

Takimi i dytë mes Donald Trump dhe Kim Jong-un do të jetë një sukses. Këtë e tha vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë pas takimit të parë kokë më kokë më udhëheqësin autoritar në hotel Metropol të Hanoit.

Presidenti amerikan përsëriti se Peniani ka një potencial të jashtëzakonshëm. Takimin me Kim Jong-un e cilësoi një nder, e megjithatë shtoi së është e parakohshme të flasësh për fundin e konfliktit.

“Ndjehem shumë mirë që jam këtu me ty. E kam thënë edhe më parë por dua t’ia bëj të qartë edhe shtypit. Vendi juaj ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik. Mendoj se do të keni një të ardhme të shkëlqyer ne vendin tuaj, një lider të madh. Po pres me padurim të shoh të ndodhë këtë gjë”, tha Trump.

Progresi më i rëndësishëm në marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, sipas Trump, ishte pikërisht marrëdhënia mes dy liderëve. Fjalë të ngrohta erdhën edhe nga Kim Jong-un, i cili tha se Peniani dhe Uahsingtoni i kishin tejkaluar problemet.

“Kur e mendoj, pati një periudhë kur kishim nevojë për më shumë refektim, durim dhe përpjekje. Mendoj se suksesi i këtij takimi do të mirëpritet nga të gjithë njerëzit. Do të bëj të pamundurën që kjo të ndodhë”, u shpreh Kim Jong-un. Më herët, Donald Trump patën një shtrëngim miqësor duarsh para se të nisnin bisedimet dhe darkën në hotelin me 5 yje. Në qendër të samitit të dytë mes dy vendeve do të jetë përcaktimi i një strategjie për çarmatosjen bërthamore të gadishullit Korean. Pritet që zhvillimet kryesore, si nënshkrimi i marrëveshjeve apo deklaratat për shtyp, të ndodhin pikërisht në ditën e dytë të samitit.

Shkarkoni aplikacionin e A2