
Tregtonin heroinë në afërsi të shkollave, operacioni “Rrjeta” kap “Peshkun”
Shisnin rregullisht heroinë, të pa shqetësuar nga fakti se ndodheshin në afërsi të shkollave të mesme të kryeqytetit.
Dy shtetas janë arrestuar me akuzën e tregtimit të lëndëve narkotike në Tiranë, të dy të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

I arrestuari i parë, 45 vjeçari me inicialet E.S. njihej me pseudonimin “Peshku”, ndaj edhe operacioni kishte marrë emrin “Rrjeta”. I arrestuari bashkëpunonte me një 25 vjeçar, edhe ai i arrestuar gjatë operacionit.
Forcat e rendit sekuestruan në shtëpinë e “Peshkut” një sasi prej më shumë se një kilogrami heroinë, bashkë me peshoren përkatëse.