Tregu i sigurimeve, më shumë kontrata, më pak para

Mbetet thuajse i pandryshuar tregu i sigurimeve në Shqipëri. Sipas të dhënave të fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në janar është rritur numri i kontratave, por kanë rënë të ardhurat nga primet e sigurimit. Kështu, në këtë periudhë të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit kapën vlerën mbi 1.2 miliardë lekë milionë lekë, me rënie vjetore 0.23%. Për sa i përket numrit të kontratave, ato janë rritur me rreth 4%.

Tregu mbetet i orientuar nga sigurimi i detyrueshëm motorik, e thënë ndryshe sigurimi i automjeteve, që është i detyrueshëm me ligj. Ky lloj sigurimi përbën 62.8% të tregut, ndërkohë që vetëm 37.1 janë sigurimet vullnetare. Kjo tregon se shqiptarët sigurojnë makinat, por jo jetën dhe shëndetin e tyre.

Për sa u përket shlyerjes së dëmeve, kompanitë kanë paguar në muajin e parë të vitit rreth 3 milionë euro ose 14.4% më shumë se janarin e një viti më parë.

Vlera e lartë e kompensimeve lidhet edhe me detyrimet e prapambetura që datojnë më shumë se një dekadë më parë dhe për të cilën ka një program shlyerje. Për vitin 2019, Fondi i Kompensimit i miratuar nga AMF dhe që duhet të paguhet nga kompanitë është rreth 4.5 milionë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN