67 milionë lekë për të bërë bashkë shqiptarët

67 milionë lekë të reja nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit do të shkojnë për organizimin, mikpritjen dhe aktivitetet treditore të Samitit të Diasporës.

Edhe pse nga Samiti i parë i diasporës nuk u prodhua ndonjë rezultat konkret, ky samit i dytë ka parashikuar një sesion plenar kuvendues me autoritetet zyrtare vendase dhe më pas pjesëmarrësit do të ndahen në panele ku do të diskutojnë mbi tema si e drejta e votës për emigrantët, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm dhe identiteti shqiptar.

Samiti i diasporës nis më 28 shkurt dhe mbyllet me 2 mars, ditë kur do të kremtohet edhe 575-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës. Përgatitjet paraprake i ka parë vetë nga afër Kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka kursyer edhe batutat, duke ia lënë në derë faturën monetare ministrit Pandeli Majko.

Batuta e Ramës për Majkon: Pavarësisht se na i harxhon ky fondet, na akuzojnë ne të tjerëve

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN