Aksident tragjik në Durrës, një e vdekur dhe 3 të plagosur

Publikuar më: 28/2/2019, ora 17:33
aksidentiii 1024x576

Aksident tragjik në Durrës, një e vdekur dhe 3 të plagosur

Publikuar më: 28/2/2019, ora 17:33

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rrotull, të Durrësit, ky një 31-vjeçare ka vdekur, ndërsa 3 persona të tjerë janë plagosur, mes të cilëve dy fëmijë.

Policia ka bërë të ditur se shtetasi J.O., 34 vjeç , banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin me targë AA 666 SP është përplasur me mjetin më targa AA 875 LX , me drejtuese shtetasen M.D., 31 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Në makinë ndodheshin edhe shtetasja B.Sh., 35 vjeçe dhe dy fëmijë 9 dhe 7 vjeçe, të cilat u transportuan në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.