Aksioni i opozitës, Milo: Basha, i “sponsorizuar” nga Berisha

Në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ndër të tjera, komentoi edhe aksionin e opozitës.

Milo u shpreh i bindur se Basha është “sponsorizuar” nga Berisha për të shkuar në këtë rrugë. “Unë nuk besoj se ky është një aksion politik i iniciuar vetëm nga zoti Basha. Absolutisht jo. Basha, për mua, nuk e ka stofin e një lideri politik ekstrem që mendon në mënyrë ekstreme dhe përdor metoda ekstreme në jetën politike. Zoti Basha është sponsorizuar, padyshim, nga zoti Berisha për të shkuar në këtë rrugë, pasi ai njihet si lider i fortë që ekstremizon jetën politike shqiptare në funksion të qëllimeve të tija politike. Berisha ka një vullnet të atillë për t’iu futur këtyre veprimeve ekstreme që Basha nuk e ka”, tha Milo.

Më tej, ai tha se duhet patjetër ta lidhim zotin Basha me zotin Berisha për të kuptuar këtë lëvizje të opozitës.

“Berisha është një lider që në 24 orë, ka rrezik që të punojë në 22 orë për mënyrën se si ai të jetë në krye të politikës shqiptare dhe të diktojë atë sipas shijeve të veta. Ky është formimi i politikanit Berisha dhe jo familjarit Berisha. Basha është sponsorizim i Berishës dhe çdo dështim i Bashës do të faturohet si dështim i Berishës. Prandaj, Berisha e nxit Bashën të ecë në këtë rrugë. Duhet patjetër që ta lidhin zotin Basha me zotin Berisha për të kuptuar këtë lëvizje të opozitës. Kjo aventurë politike mund ta çojë në situata që uroj për shqiptarët të mos kthehen më”, tha Paskal Milo.

  • LAJMI I FUNDIT | A2 sjell histori të reja nga shqiptarët e bllokuar në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | A2 vjen me dëshmitë e familjarëve të grave dhe fëmijëve në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | A2 udhëtoi në shtëpinë e Osamës, vogëlushit që ndodhet në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | Pas reportazhit të A2, Osamën e njohu xhaxhai i tij që jeton në Gostivar