Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Balla: Veprimet e opozitës me metodat e Berishës, PD po vetëvritet

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2019, 13:25 | Politikë
Balla: Veprimet e opozitës me metodat e Berishës, PD po

 Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot që me sjelljen e tyre opozita jo vetëm që ka “dëmtuar rëndë imazhin e Shqipërisë”, por po krijojnë premisat e vetëvrasjes politike të PD dhe LSI.  

“Unë jam krenar ta them që sot Partia Socialiste e Shqipërisë është e konsoliduar në të njëjtin krah me SHBA dhe BE dhe siç e keni ndjekur vetëvrasjen politike të PD dhe LSI, nuk e ka mbështetur askush dhe nuk ka për ta mbështetur askush. Ata vetë vendosën të dalin nga sistemi demokratik”, deklaroi Balla.

Duke iu referuar trazirave në protestë, Balla deklaroi se skenari i opozitës është përgatitur nga ish kryeministri Sali Berisha. “Ne të gjithë e dimë se cili është Sali Berisha. Ne e dimë se çfarë metodash përdor dhe gjithçka ndodhi në 16 Shkurt, gjithçka patë në ekranet e televizioneve janë skenar i përsëritur i një simbioze kriminale të Sali Berishës sa herë që cenohen interesat e tij apo të familjes”, u shpreh Balla.

Balla ndodhej së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe deputetët Musa Ulqini e Anastas Angjeli në një takim në Belsh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë