Debati për kufijtë, Vuçiç: Medvegja mbetet pjesë e Serbisë

Presidenti Aleksandër Vuçiç ndërhyri për herë të parë në debatin për korrigjimin e kufijve me Kosovën duke thënë se Medvegja dhe Banja e Siarinës do të mbeten pjesë e Serbisë.

Gjithashtu shtoi se shteti do të investojë më shumë në atë pjesë të vendit. Duke vizituar këtë zonë, Vuçiç u kërkoi banorëve që të mos shqetësohen nga kërcënimet e Prishtinës.

“Dua të porosis njerëzit që jetojnë këtu dhe ata me origjinë nga Kosova, që të mos shqetësohen, pasi rezultatet do të jenë në favor të Serbisë”, u shpreh ai, duke iu referuar marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ndër të tjera nënvizoi se qëllimi i vetëm i Beogradit është ruajtja e paqes dhe stabilitetit.

Shkarkoni aplikacionin e A2