Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Delegacioni i PE takon Ruçin, Fleckenstein: Po humbas durimin me qëndrimin e opozitës

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2019, 09:32 | Politikë
Delegacioni i PE takon Ruçin, Fleckenstein: Po humbas durimin me

Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ka takuar delegacionin e Parlamentit Evropian, duke marrë një mesazh mbështetje për reformat në drejtësi si dhe një thirrje për Këshillin Evropian që  të vlerësojë arritjet e Shqipërisë.

Duke iu referuar krizës politike të këtyre ditëve, Ruçi theksoi se “parlamenti është legjitim sepse vjen nga zgjedhje të ndershme”, që Kuvendi gjithsesi është “në dispozicion të opozitës” edhe pse nuk mund të mos nënvizoi se “opozita gëzon të drejta që unë si opozitar nuk i ëndërroja”.

Estonezi Tunne Kelam, që kryeson delegacionin shprehu shqetësim për të gjitha “përpjekjet për të vonuar çeljen e negociatave, që nuk kanë mbështetjen tonë”.

Më i ashpër Knut Fleckenstein, i cili deklaroi se po “humbet durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës” sepse pamjet e protestave dhe përplasjeve me forcat e rendit “po vonojnë integrimin”.  

Eurodeputeti gjerman shigjetoi edhe në mënyrë direkte kreun e LSI-së Monika Kryemadhi, duke nënvizuar se “Zonja e Parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat”.

Ndërkohë, eurodeputeti rumun Christian Preda shtoi se “ka ende mundësi që opozita të kthehet në Kuvend, pas 10 ditësh do të jetë vonë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë