Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ekspertët kërkojnë një Ent Rregullator për çmimet e telekomunikacioneve

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2019, 18:20 | Aktualitet
Ekspertët kërkojnë një Ent Rregullator për

Ekspertët këshillojnë ngritjen e një enti rregullator për tregun e telekomunikacioneve, me qëllim shmangien e abuzimeve nga kompanitë dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Për Pano Sokon, operatorët kanë marrëveshje duopol, çka dëshmohet jo vetëm në rritjen e fundit të çmimeve për paketat ditore dhe javore, por edhe në të kaluarën me shumë raste të ngjashme.

Eksperti Soko shpjegon se Autoriteti i Konkurrencës është i pafuqishëm për të shmangur abuzimet në këtë treg dhe mbrojtur konsumatorët, pasi edhe gjobat që vendosen, janë shumë të vogla kundrejt fitimit që garantohet nga kompanitë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë