Eliminohet Nadal, Kyrgios triumfon mes vërshëllimave – A2

Eliminohet Nadal, Kyrgios triumfon mes vërshëllimave

Rafael Nadal e sheh veten jashtë turneun “Mexiacan Open” që në fazën e 1/16-ave. Ylli spanjoll, u mund në mënyrë të pabesueshme nga tenisti australian, Nik Kirios 2 me 1 me sete, i cili pak minuta përpara se të zbriste në tartan ka qenë në dyshim nëse do të luante apo jo për shkak të një helmimi.

Ky i fundit, ia doli, por australiani është vërshëllyer gjatë gjithë kohës nga publiku i pranishëm për shkak të mugesës së respektit në lojë duke bërë veprime jo ‘fairplay’, sikurse ishte shërbimi nga poshtë në setin e parë.

“Ky lojtar ka një talent të jashtëzakonshëm dhe potencial për të fituar shumë tituj por sjelljet dhe veprimet sikurse ndaj meje e kanë bërë që të mos ngjisë shkallë në karrierë”, ishin fjalët e Rafa Nadal pas ndeshjes. I menjërshëm ishte edhe reagimi i Kirios, i cili u shpreh se njerëzit janë të ndryshëm.

“Unë jam ndryshe, Nadal është ndryshe. Ai nuk i di vështirësitë e mia për të mbërritur deri këtu. Ai nuk di asgjë rreth meje, ndaj nuk kam dëshirë të dëgjojë asgjë prej atyre që thotë”, tha Kirios.

Australianin e pret një tjetër emër i madh çerekfinale, siç është ai i zviceranit Stan Vavrinka.

Shkarkoni aplikacionin e A2