Eurodeputeti i PPE: Nuk mund të themi tani që zgjedhjet e vitit 2017 ishin të këqija

Cristian Preda, eurodeputeti rumun pjesë e delegacionit të Parlamentit Europian që vizitoi Shqipërinë, tha se opozita nuk mund të pretendojë tani, pas dy vitesh, që zgjedhjet e vitit 2017 kanë qenë të manipuluara.

“Së pari dua ta them se bojkoti është i papranueshëm, djegia e mandatave është e papranueshme. E kemi thënë këtë edhe kur bojkotoi Rama, por edhe tani që opozita, partia jonë simotër bojkotoi”, tha Preda.

“Në vitin 2017 unë kam qenë në rolin e vëzhguesit këtu dhe përshtypja ka qenë që zgjedhjet shkuan mirë. Nuk mund ta themi tani që ishin të këqija. Dhe kur dëgjoj nga disa parti që përfundimet tona nuk ishin të sakta, jam pak i trishtuar, sepse kishim ekspertët më të mirë në botë për vëzhgimin e zgjedhjeve”, shtoi ai. “Ju lutem respektoni rezultatin e zgjedhjeve dhe bëni punën. Mbështesim idenë e çeljes së negociatave por para kësaj duhet të ketë negociata të brendshme”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN