Gripi i merr jetën gruas shtatzënë me binjakë

Një grua shtatzënë me binjakë ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, duke u bërë kështu viktima e pestë nga gripi AH1N1.

36-vjeçarja, pjesëtarë e komunitetit rom, pati ndërlikim të shkaktuara nga virusi. Sipas mjekëve të sanatoriumit, gruaja ishte 31-javëshe shtatzënë me fertilizim artificial.

Sipas tyre, për shkak të hormonoterapisë për të mbajtur shtazaninë ajo pati ulje të imunitetit. Pasi u prek nga gripi gjendja e saj u rëndua edhe më tepër duke kaluar në pneumoni. Pas dy javësh qëndrim në reanimacion ajo dhe një nga bebet nuk mundën të mbijetojnë, ndërsa foshnja tjetër premature po mbahet nën kontroll.

Shkarkoni aplikacionin e A2