Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Historike, një arbitre në derbi

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2019, 22:06 | Futboll

Emanuela Rusta, e para femër me stemën e FIFA-s, do të jetë edhe arbitrja e parë në Kategorine Superiore. Do të jetë këtë të premte në rolin e arbitrit të zonës në derbin Tirana-Partizani, ku treshja e gjyqtarëve në fushë do të asistohet nga dy arbitra ekstra për episodet në zonë.

Në 18 shkurt ka drejtuar ndeshjen Partizani B-Vllaznia B 2-2, ndërsa ka gjykuar edhe disa ndeshje në futbollin e femrave, por edhe të meshkujve në nivele moshash.

Pas marrjes së stemë dhe pas testit të kaluar në Kategorinë e Dytë, tani vjen edhe vendimi i paprecedentë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë