Kauza për largimin e Ramës ”bashkon” Dulen me Idrizin

Kauza për largimin e kryeministrit Rama ka bashkuar për herë të parë në të njëjtin koalicion Vangjel Dulen e PBDNJ, përfaqësues i interesave te minoritetit grek dhe Shpëtim Idrizin e PDIU, që njihet si partia e komunitetit çam.

I ftuar në A2CNN pas takimeve me delegacionin e Parlamentit Evropian, kreu i PBDNJ-së komentoi edhe këtë situatë të re në skenën politike.

“Ne nuk bashkohemi me individë, nuk jemi në opozitë sepse është PD-ja në opozitë, jemi në opozitë sepse është Edi Rama në qeverisje që nëpërkëmbur çdo nocion dhe praktike të një demokracie”, deklaroi Dule.  

Shkarkoni aplikacionin e A2