KPA shkarkon anëtaren e KLP-së Antoneta Sevdari

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin e Antoneta Sedvdari, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke futur në krizë institucionin e ri të gjyqësorit.

KPA deklaroi si të pamjaftueshëm justifikimin e pasurisë së saj dhe të bashkëshortit i cili ka jetuar në Arabinë Saudite, burime që për një pjesë kanë shmangur tatimet.  

Për sa i përket aftësive profesionale, Kolegji vendosi të mos nisë hetime për 10 denoncimet e ardhura ndaj saj, sepse nuk përmbajnë fakte dhe rrethana të mjaftueshme.

Kolegji vendosi se Sevdari “ka cenuar besimin e sistemit të drejtësisë”, duke ndryshuar në këtë mënyrë vendimin e njëviti më parë të KPK-së.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN