Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

PE për bojkotin: Sinjal negativ për Bashkimin Europian

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2019, 10:46 | Politikë
PE për bojkotin: Sinjal negativ për Bashkimin Europian

Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian që zhvilloi një vizitë në Shqipëri tha në konfernecë për mediat se bojkotimi i Parlamentit është një sinjal shumë i keq që Shqipëria mund të dërgojë në Bashkimin Europian.

Thune Kelam pranoi se të gjithë në Parlamentin Europian janë të interesuar që Shqipëria të nisë negociatat, por tha: “Kjo është sfida më e madhe që kemi dhe kriza politika është sinjali më i keq që Shqipëria mund të japë. Bojkoti i Parlamentit është sinjal shumë i keq, nuk jemi dakord me këtë veprim”.

Kelam gjithashtu shtoi se Shqipëria ka më shumë nevojë të ketë më shumë vend për shoqërinë civile dhe që zëri studentëve duhet dëgjuar më shumë nga Qeveria.

Nga ana tjetër, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, shtoi: “Parlamenti do të vazhdojë, ndoshta me anëtarë të rinj. Më vjen shumë keq për djegien e mandateve. Bojkoti nuk është zgjidhje i bëmë të qartë Bashës se edhe nëse opozita ka të drejtë me gjithë akuzat e saj, bojkoti nuk është rruga. Deputetët duhet të shkojnë në punë”.

“U zhgënjeva nga Kryetarja e LSI, që nuk tha veç një fjali, ndryshimi i pushtetit është i nevojshëm. Edhe nësë BE nuk na kupton, problemi është i saj, jo i yni”, shtoi ai.

"Vlerësoj faktin që deputetët e opozitës nuk marrin më para pas djegies së mandatit. Diferenca me bojkotin, është se atëherë merrnin rrogën, ndërsa tani jo".

A2 CNN Livestream

Dita jonë