“PS e vendosur”, Balla: Do ta çojmë deri në fund mandatin

Socialistët nuk lëvizin nga qëndrimi i tyre për të konsumuar edhe ditën e fundit të mandatit të marrë në 2017.

Nga Belshi, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, tha se të larguarit nga parlamenti nuk i mbështet askush.

“Ne e dimë kush është Berisha dhe çfarë metodash përdor. Gjithçka ndodhi më 16 shkurt janë skenarë të përsëritur, i një simbioze kriminale të Berishës, sa herë interesat e tij dhe të familjes së tij vendosen në rrezik. Vetëvrasjen politike të PD dhe LSI nuk e ka mbështetur askush dhe nuk do ta mbështesë askush. Ne kemi detyrën të vijojmë mandatin që na është besuar. Mandati i 25 qershorit ishte referendum”, tha Taulant Balla.

Shkarkoni aplikacionin e A2