Rama: Asnjë gëzim për qëndrimin e eurodeputetëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale për deklaratet e delegacionit të Parlamentit Europian, të cilët dënuan bojkotin parlamentar të opozitës.

“Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve, kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike! Çfarë sikleti kur mendon se sa më keq se sa thonë u duket atyre, kjo shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve e venit”, shkroi Rama në Twitter.

Gjatë paradites, pjesëtarët e delegacionit nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, thanë se djegia e mandateve është një sinjal shumë i keq që Shqipëria dërgon në Bruksel. Më i ashpër ishte raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, i cili tha: “Parlamenti do të vazhdojë, ndoshta me anëtarë të rinj. Më vjen shumë keq për djegien e mandateve. Bojkoti nuk është zgjidhje i bëmë të qartë Bashës se edhe nëse opozita ka të drejtë me gjithë akuzat e saj, bojkoti nuk është rruga. Deputetët duhet të shkojnë në punë. U zhgënjeva nga Kryetarja e LSI, që nuk tha veç një fjali, ndryshimi i pushtetit është i nevojshëm. Edhe nëse BE nuk na kupton, problemi është i saj, jo i yni”, shtoi ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN