Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Reagimet për samitin, Pekini: Dialogu të vazhdojë. Seuli: Ka progres

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2019, 18:26 | Bota
Reagimet për samitin, Pekini: Dialogu të vazhdojë. Seuli: Ka

Kina shpreson që dialogu dhe komunikimi ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut të vijojë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se dy palët kanë biseduar me sinqeritet. Deklarata e tij erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri koreanoverior, Kim Jong-un dështuan në arritjen e një ujdie për çarmatosjen bërthamore të Koresë Komuniste.

“Këmbëngulja në dialog mbetet rruga e vetme për të zgjidhur situatën në gadishullin Korean. Shpresoj shumë që Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të zhvillojnë dialog, të shfaqin sinqeritet dhe të respektojnë shqetësimet e arsyeshme të njëri-tjetrit. Palët duhet të promovojnë përpjekje të përbashkëta për çarmatosje bërthamore dhe të vendosin paqe dhe stabilitet në gadishullin Korean”, tha Lu Kang, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Nga ana tjetër, Koreja e Jugut shprehu keqardhje për dështimin e arritjes së një ujdie, megjithatë thotë se pati progres në këtë samit.

“Na vjen keq që nuk u arrit një marrëveshje në takimin mes udhëheqësit Kim Jong-un dhe presidentit Trump, por është e qartë se mes dy palëve pati progres”, tha Kim Eui-kyeom, zëdhënës i Presidentit.

Ndërkohë, edhe Seuli kërkoi që SHBA dhe Koreja e Veriut të vijojnë dialogun.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli