Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Samiti i Diasporës, Basha: Fasadë e njeriut që i nxiu faqen Shqipërisë

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2019, 22:03 | Politikë
Samiti i Diasporës, Basha: Fasadë e njeriut që i nxiu faqen

Pavarësisht situatës politike në vend, mes personave të ftuar ditën e nesërme në Samitin e Diasporës, është edhe emri i Lulzim Bashës, por lideri i opozitës e ka refuzuar këtë ftesë.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Basha e quan këtë samit si fasadë.

“Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ja nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ja dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit”, shkruan Lulzim Basha Në “Facebook”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani