Shkodra mes gëzimeve dhe hidhërimit, flasin “legjendat”

Një shekull histori, një shekull suksese, e kanë bërë emrin e Vllaznisë shumë të nderuar dhe të respektuar në mbarë vendin por edhe jashtë tij. Megjithatë, Vllaznia e futbollit të sotëm duket se nuk është më krenari. Momentet e vështira që ajo po kalon, kanë bërë që sportdashësit apo “legjendat”e këtij qyteti të jenë të pezmatuar për të.

Në të njëjtën situatë është edhe një prej figurave të shquara të kësaj skuadre në vitet ’70- ’80, Hysen Dedja.

“Nuk është Vllaznia që është këtë vit, por janë 10 vite. Kemi patur gjithmonë dëshirën të fitojmë dhe të  marrim trofe, edhe në futbollin e lagjeve dhe ndërmarrjeve. Sot ka hy një psikologji jashtëzakonisht e keqe ku pretendojmë vetëm mos të biem një kategori më poshtë,  ka patur abuzim të madh në menaxhim”, thotë Dedja.

Në prononcimet e tij për A2CNN, ata vënë gishtin mbi plagë duke ja adresuar këtë tragjedi drejtuesve të klubit shkodran.

Vllaznia ndodhet aktualisht në kategorinë e parë atje ku kryeson grupin A me sytë nga ngjitja në kategorinë superiore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN