Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tahiri: Proces i turpshëm, i komanduar politikisht

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2019, 13:54 | Kronikë
Tahiri: Proces i turpshëm, i komanduar politikisht

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u njoh zyrtarisht në Gjykatën e Krimeve të Rënda me akuzat që Prokuroria ka ngritur ndaj tij.

“Di që ky është një proces i turpshëm politik, nga fillimi deri në fund, i komanduar nga fillimi deri në fund. Jam mësuar me vështirësi dhe do ia dal”, tha Tahiri për gazetarët, duke shmangur shpjegimet se cila anë e politikës kishte ndikuar në këtë proces. “Mos u përpiqni në fjalët e mia mesazhe të koduara, nuk kam asnjë marrëdhënie nëntokësore me askënd. Jam shumë i drejtpërdrejtë”.

Ish-ministri theksoi edhe një herë se është i pafajshëm. “E vërteta ime është komplet e kundërta nga ajo që mendon Prokuroria. Dhe nuk ka nevojë ta them unë, Prokuroria italiane dhe Gjykata atje, thanë Saimir Tahiri nuk ka pikë lidhje me këtë histori. Ndërkohë që për Prokurorinë tonë do të isha në burg brenda 24 orëve”, shtoi ai.

Në lidhje me raportimet në media se ka mbledhur materiale komprometuese për të tjerët përgjatë katër viteve që ka qenë ministër i Brendshëm, Tahiri reagoi me një batutë: “Këtij vendi kaq të vogël i mjafton “Baba Taku” me çantën e zezë, unë kam vetëm të vërtetën time dhe kaq më mjafton në gjithçka”, tha ai, duke përsëritur edhe një herë se nuk i nevojitet mbështetja e askujt, e as e Kryeministrit Rama në këtë betejë ligjore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë