Zhgënjim në Hanoi, mbyllet pa marrëveshje takimi mes Trump dhe Kim

trump 1 1100x620

Përfundon pa asnjë marrëveshje samiti i dytë mes Donald Trump dhe Kim Jong Un. Pas mesazheve premtuese në nisje të takimit dy ditor, Shtëpia e Bardhë njoftoi fillimisht se dreka e planifikuar për të enjten mes dy udhëheqësve nuk do të zhvillohej.

 Gjithashtu konferenca për shtyp e lajmëruar për në 16 të orës lokale u zhvillua dy orë më herët. Trump njoftoi se Kim Jong Un kishte kërkuar heqje të plotë të sanksioneve ekonomike por nuk ishte i përgatitur të bënte më shumë për çështjen e denuklearizimit.

Shpresat ishin të shumta për takimin Trump-Kim

“Nuk kishim asgjë për të nënshkruar”, tha presidenti amerikan, i cili megjithatë shtoi se ishin të përkushtuar për bisedime të tjera në të ardhmen.

Sipas tij Kim Jong Un ishte shprehur i gatshëm për denuklearizimin e disa zonave, por jo atyre që kishin kërkuar Shtetet e Bashkuara.  

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 82 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 42 të shëruar në 24 orët e fundit