Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

4 kandidatë “tradhtojnë” LSI, pranojnë mandatin e deputetit

Nga A2 CNN
1 Mars 2019, 16:25 | Politikë
4 kandidatë “tradhtojnë” LSI, pranojnë mandatin e

4 kandidatë nga radhët e LSI kanë dorëzuar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit duke nisur kështu procedurat për të marrë mandatin e deputetit.

Ylli Shehu dhe Edmond Rrushi në qarkun e Tiranës, Enver Roshi ne Elbasan dhe Aurora Mara në Dibër pritet të marrin mandatin nga KQZ dhe më pas të betohen në Kuvend si deputetë të Parlamentit shqiptar.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka dorëzuar ne KQZ dorëheqjet nga kandidimi të 38 kandidatëve të cilëve u kalonte mandati pas spostimit të listës, por dy kandidatë nuk kanë pranuar të firmosin; Lefter Maliqi e Ligoraq Karamelo.

Në listën pasardhëse, gjithashtu edhe Andi Përmeti dhe Kujtim Gjuzi nuk kanë firmosur për lënien e mandatit. Kujtim Gjuzi ka paralajmëruar se do të pranojë të jetë deputet. Po ashtu sot ka dorëzuar mandatin edhe kreu i PDK, Nard Ndoka, i cili është në listën e deputetëve të PD. Nga mandati nuk kanë hequr dorë dy deputetët aktualë të PD, Myslym Murrizi e Rudina Hajdari, si edhe Lefter Koka i LSI.

A2 CNN Livestream

Dita jonë