Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Biletat e shtrenjta, shqiptarët sërish zgjedhin avionët

Nga A2 CNN
1 Mars 2019, 15:20 | Aktualitet
Biletat e shtrenjta, shqiptarët sërish zgjedhin avionët

Pavarësisht se Shqipëria ka çmimet më të shtrenjta të biletave të fluturimeve ajrore në rajon, sërish shqiptarët preferojnë qiellin për të udhëtuar.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në janar të këtij viti, transporti ajror i pasagjerëve zuri 76.1 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore kapërceu 222 mijë, me rritje 3.7% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Transporti i pasagjerëve nëpërmjet detit është në rënie, edhe pse kjo mbetet forma e dytë më e përdorur për udhëtim. Për sa i përket hekurudhave, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me to është rritur në janar të këtij viti 27.9%, megjithëse ajo mbetet e kufizuar, me jo më shumë se 2.996 pasagjerë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani