“Boom” lejesh ndërtimi për pallate dhe hotele

Ndërtuesit e kanë ndarë fokusin e tyre mes pallateve dhe hoteleve. Këto janë dy kategoritë e objekteve që kanë pasur një “boom” lejesh ndërtimi të dhëna gjatë vitit 2018. Sipas Institutit të Statistikave, vitin e kaluar u dhanë 248 leje ndërtimi për banim me rritje 47% kundrejt një viti më parë.

Për sa u përket hoteleve, në total gjatë 2018-ës u dhëna 76 leje, me rritje vjetore 435. Numri i lejeve të ndërtimit ne hoteleri ka nisur të rritet me shpejtësi gjatë dy viteve të fundit. Kjo, e ndikuar nga zhvillimi i turizmit, por edhe lehtësive të premtuara nga qeveria për hotelet me 4 dhe 5 yje.

Të dhënat e detajuara të INSTAT tregojnë se numri më i madh i lejeve të ndërtimit është dhënë nga Bashkia e Tiranës, pasuar nga Durrësi dhe Korça. Ndërsa më pak leje ndërtimi janë dhënë në Kukës, Dibër dhe Berat.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN