Europiani i Atletikës, Izmir Smajlaj tërhiqet për shkak dëmtimi

Izmir Smajlaj humbet Europianin e Atletikës. Vetëm pak çaste para fillimit të garës së kërcimit së gjati, në botërorin e Atletikës në Gllasgou të Skocisë, atleti shqiptar është tërhequr për shkak të një dëmtimi muskulor.

A2 CNN kontaktoi me Presidentin e Federatës dhe njëkohësisht trajnerin e Smajlajt, Gjergj Ruli, që pohon se ishin të detyruar të tërhiqeshin, pasi dëmtimi mund të bëhej edhe më problematik për sportistin. Smajlaj shihej si pretendent në garën e kërcimit së gjati, pasi në stërvitjet e kësaj jave sportisti shkodran kishte kërcyer 8.30m.

Shkarkoni aplikacionin e A2