Ka kryer vrasje në Angli, arrestohet në Shijak

Publikuar më: 1/3/2019, ora 08:43
policia 7

Ka kryer vrasje në Angli, arrestohet në Shijak

Publikuar më: 1/3/2019, ora 08:43

Një person është arrestuar këtë të premte për llogari të policisë britanike, pasi akuzohet se ka kryer një vrasje të kryer në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndaj E.S., 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj, Shijak, kishte mbërritur një urdhër arresti i datës 5 janar 2018 nga Gjykata e Westminster, Londër, ku ishte dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Operacioni i koduar “Eagle” është realizuar nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me zyrën e Interpol Tirana, dhe pas lokalizimit të të kërkuarit, u bë i mundur edhe ndalimi i tij në pritje të ekstradimit.

Ky operacion është rezultati i parë pas Marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, realizuar në vitin 2017.