KLP pa anëtarë, drejtësia në ngërç institucional, ikin të tjerë

Institucionet e reja të drejtësisë, që janë produkt i reformës, janë të vonuara, ose në pamundësi për të ushtruar funksionin për të cilën janë ngritur.

Pas vendimit të kolegjit të Posaçëm të Apelit, për shkarkimin e prokurores Antoneta Sevdari, sot jemi para zvogëlimit numerik të anëtarëve të KLP-ës nga radhët e prokurorëve.

 Konstitucionalisti Sokol Hazizaj parashikon të tjera shkarkime nga radhët e anëtarëve të KLP-ës të cilët nuk e kalojnë raundin e dytë të Vettingut.

“Për shkak të Komisionerit Publik, do te kemi të njëjtin rezultat. Kjo me jep mesazhin e qartë që organet e drejtësisë si SPAK-u ose produktet e tjera të KLP-së o do të zgjaten pafundësisht ose do të jenë në pamundësi për të funksionuar”, thotë Hazizaj.

Tre prokurorë karriere, anëtarë të KPL-ës, pritet të përballën me Kolegjin e posaçëm të Apelimit: Gent Osmani , Ben Dollapi dhe Besnik Cani, janë konstatuar me shkelje duke vënë në pikëpyetje vazhdimësinë në detyrë.

Ndërsa avokati Vladimir Meçi  thotë se nuk ka më shpresa për një sistem të pavarur. “Për momentin sistemi i drejtësisë është në kolaps të plotë”, deklaron Meçi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN