PD: Prela në shërbim të Avdylajve, që kur drejtonte Prokurorinë e Durrësit

PD akuzon drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela se është në shërbim të bandës së “Avdylajve”. Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata u shpreh se Prela se është vënë në atë detyrë nga Rama për të shkatërruar dosjen e njohur si “339”.

“Donika Prela është emëruar në këtë detyrë nga Edi Rama pikërisht për të shkatërruar këtë dosje që fakton blerjen e votave nëpërmjet krimit të organizuar”, tha Gjata. “Avdylajt kanë pasuri përrallore, si shpjegohet që Prokuroria nuk ka bërë asgjë për sekuestrimin e kësaj pasurie, nuk bën asgjë për zbatimin e ligjit antimafia?”.

Gjata gjithashtu tha se lidhjet e Kryeprokurores së Krimeve të Rënda me Avdylajt janë që nga koha kur ajo drejtonte Prokurorinë e Durrësit. “Ajo ka liruar nga burgu, Astrit Avdylajn, një nga pjesëtarët e grupit. Shërbimi kriminal që Donika Prelaj ka kryer për bandën, është faktuar në dosjen 339, prandaj edhe ajo nuk hetohet”, shtoi Gjata.

Shkarkoni aplikacionin e A2