Rikthehet diaspora, më 2 mars në Lezhën e “Besëlidhjes”

U çel mbrëmë Samiti i Diasporës. Shqiptarët nga gjithë bota rikthehen në Tirane duke gjetur në samitin e dytë një ministri të posaçme për ta, të kryesuar nga Pandeli Majko.

Ministri i shtetit për diasporën tha se mblidhen për të diskutuar çështje të cilat “na lidhin me interesa ekonomike, por mbi të gjitha na bëjnë të pohojmë atë që jemi dhe mbi të gjitha atë që do të jemi.

Kjo është një shtëpi, që i është dedikuar mbretit, por ne jemi sot për t’ju pohuar se në këtë shtëpi, qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë, politikanët e të gjithë trevave shqiptare vijnë jo që ju të na dëgjoni, por që t’ju dëgjojmë”.

Nesër, samiti vijon punimet në Lezhë, në një ditë simbolike që përkujton edhe 575-vjetorin e “Besëlidhjes së Lezhës”, realizuar nga princat shqiptarë, në krye të të cilëve ishte heroi kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN