Shpërthen Haradinaj: Presidenti i ka bërë dëme të mëdha Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj flet pa dorashka dhe lëshon kritika të rënda ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Shefi i qeverisë tha se idetë e Thaçit kanë dëmtuar vendin.

Presidenti i ka bërë dëme të mëdha vendit në lidhje me idetë e tij për dialogun, me avancimet për ndarjen e Kosovës, diskutimet e tij na kanë sjellë në gjendjen që jemi sot.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës

Më tej ai nuk i kurseu kritikat edhe për anëtarët e koalicionit qeverisës.


“Për Vesilin, Limaj etj, pse kaq shpejt kaq shpejt të pranojmë kushtet e Serbisë,  unë i kam thënë po pezullimit, por pasi të kemi parë çfarë përmban marrëveshja”.   

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës

Në një kundërpërgjigje për këtë qëndrimit të Haradinajt, kryeparlamentari Kadri Veseli kërkoi që Kosova të respektojë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, këto përplasje të ashpra vijnë pas vizitave të delegacionit të administratës amerikane dhe atij të Bashkimit Evropian në Prishtinë. Përfaqësuesit e Uashingtonit dhe Brukselit ripërsëritën kërkesën e tyre për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.