Shpërthimi përballë Gjykatës, identifikohet autori

Publikuar më: 1/3/2019, ora 09:12
61bdf29f 5fbb 4f77 8d40 292901c3abcd 1024x702

Shpërthimi përballë Gjykatës, identifikohet autori

Publikuar më: 1/3/2019, ora 09:12

Policia e Tiranë identifikon autorin e vendosjes së lëndës plasëse në një banesë në rrugën “Mihal Popi”, përballë Gjykatës së Tiranës, mbrëmjen e të enjtes në Tiranë.

Në kërkim është shpallur shtetasi Arben Bardhi, 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili, sipas Policisë, mbrëmë rreth orës 21:10, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës të shtetasit Vasillaq Stavro një sasi lënde plasëse. Arsyeja e sulmit mendohet të jetë një konflikt pronësie mes të dyve.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.