Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tesla prezanton modelin ‘low-cost’ 35 mijë dollarë

Nga A2 CNN
1 Mars 2019, 19:46 | Teknologji
Tesla prezanton modelin ‘low-cost’ 35 mijë dollarë

Kompania e makinave elektrike “Tesla” tashmë ofron një version të makinës së saj luksoze “Model 3” vetëm për 35 mijë dollarë. Të apasionuarit pas makinave elektrike kanë pritur për afërsisht 3 vite që të ndodhte kjo, fill pas premtimit që ka bërë kompania. Deri më tani makinat “Model 3” janë shitur me një çmim shumë më të lartë sesa 40 mijë dollarë.

Ulja e çmimeve të makinave mund të nxjerrë në pah shqetësime për sa i përket çështjes së fitimeve. Drejtori i Përgjithshëm i “Tesla”-s, Elon Musk, gjatë një video konference për mediat ditën e enjte tha se kompania nuk do të nxjerrë fitime gjatë 3-mujorit të parë, por do të ishte fitimprurëse gjatë 3-mujorit të dytë. Ndërkohë aksionet e “Tesla”-s ranë me 3% pas disa orësh veprimtarie në bursë.

Ndërkaq, gjigandi i makinave elektrike ka bërë të ditur se do të mbyllë shumë nga pikat e saj fizike të shitjes, duke bërë që të gjitha shitjet e makinave të bëhen vetëm “online”, nëpërmjet internetit. “Tesla” është shprehur se kjo lëvizje do të bënte që çmimet e makinave të bien mesatarisht 6%. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli