Thaçi: Duhet të shkelni mbi trupin tim për të ndarë Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shfrytëzoi fjalën që mbajti në Samitin e Diasporës në Tiranë, për të dha një mesazh të fortë mbi temën e ndarjes së territorit të Republikës.

“Shkëmbimi i territoreve kurrë nuk do të ndodhë. Për shkëmbim territoresh kam folur edhe më herët. Është pazar dhe askush nuk duhet të lejojë që të bëjë pazar me kauzën kombëtare. Pa shkelur mbi trupin tim nuk do të mund të shkelet një milimetër i territorit të Kosovës”, tha Thaçi. “Askush nuk mund ta cenoje as Trepçën dhe asnjë pjesë të territorit të Kosovës. Ata që flasin sot për këtë janë ata që kanë ndihmuar Milloshevicin”.

Megjithatë, Thaçi pranoi se në negociata do të kërkohet bashkimi i tre krahinave me shumicë të popullsisë shqiptare që janë ende pjesë e Serbisë. “Në anën tjetër, korrigjimi i kufijve, po. Sepse nuk ka njeri që e mohon të drejtën e bashkëngjitjes së Medvegjës, Preshevës dhe Bujanovcit me Republikën e Kosovës”, shtoi Thaci. “Duhet të lëvizim më shpejt në mënyrë që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Europian. Duhet të gjejmë një zgjidhje që garanton njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Europian”.

Shkarkoni aplikacionin e A2