Vettingu në polici, Lleshaj ndryshon ligjin, mijëra policë në dorë të SHÇBA

Vettingu në Policinë e Shtetit ka marrë një kthesë të papritur, pasi pjesa dërrmuese e uniformave nuk do të mos dalin para Komisionit të Pavarur të Vlerësimit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj propozon disa ndryshime për sa i përket vettingut në Policinë e Shtetit, ku parashikohet mënyra e kalimit në sitë të mijëra efektivëve. Referuar këtyre ndryshimeve, parashikohet se Komisioni i Pavarur i Vlerësimit, do të kalojë në sitë vetëm 300 zyrtarë të lartë të policisë, si drejtorët, zv-drejtorët apo shefat e komisariateve, të cilët kanë grada madhore që nisin nga komisarët.

Ndërsa oficerët e tjerë që kanë grada të larta, por jo funksione të tilla, do të vetohen nga Shërbimi për Çeshtjet e Brendshme dhe Ankesat.

Ky shërbim do të kalojë në vetting pjesën dërrmuese të mijëra policëve të tjerë, të cilët, sipas këtyre ndryshimeve, nuk do të dalin para Komisionit të Pavarur të Vlerësimit.

Nuk dihet arsyeja përse këto ndryshime vijnë në këtë moment, kur pritej nisja e procesit, pasi vettingu u propozua, hartua dhe u votua në kohën që Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj dhe kjo ide u mbështet edhe nga pasardhësi tij, Sandër Lleshaj. Efektivët e policisë janë njoftuar nga eprorët e tyre për këto ndryshime në ligjin e vettingut.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN