Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Australia përjetoi verën më të nxehtë në histori

Nga A2 CNN
2 Mars 2019, 00:58 | Fotolajme

Australia ka përjetuar verën më të nxehtë në histori, sipas Byrosë Kombëtare të Meteorologjisë. Qindra rekorde të temperaturave të larta janë thyer gjatë 3muajve të kaluar.

Moti me të nxehtë ekstrem shkaktoi vatra zjarri të shumta, prishje të sistemit të furnizimit me energji elektrike dhe rritje të numrit të pacientëve në spitale.

 Si pasojë e flakëve pati gjithashtu ngordhje masive të kafshëve të egra. Australia përjetoi 5 ditët më të nxehta të vitit në Janar, që konsiderohet dhe muaji më i nxehtë në histori.

 “Është shumë nxehtë në Melburn krahasuar me verën e kaluar. Duhet të kujdesemi më shumë për veten se çdo herë tjetër”, deklaron Alexander, një turist nga Gjermania.

Çdo pjesë e territorit të Australisë është prekur nga vala e motit ekstrem me temperatura shumë të larta. Byroja meteorologjike thekson se kjo ka ardhur për shkak të ndryshimeve klimatike.

Temperatura minimale e regjistruar në Australi gjatë janarit ishte 35.9 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale ishte 47 gradë celsius.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani