Kallaba: Bashkimi i shqiptarëve në Tuz, ka ndikuar diaspora, Kosova dhe Shqipëria

Ismet Kallaba, kryetar i Këshillit kombëtar të shqiptarëve të malit të Zi, komentoi për A2 situatën në Mal të Zi dhe veçanërisht në Tuz, në prag të zgjedhjeve që mund të shënojnë edhe një fitore historike për faktorin shqiptarë, si rrallë herë të bashkuar.

Ismet Kallaba

Kallaba flet për një “eufori” për bashkimin e faktorëve shqiptarë, “se kemi patur shumë raste përçarjeje në Ulqin dhe Tuz, dhe ky është rast i veçantë”, sipas tij i ndikuar nga shumë faktorë, nga diaspora por edhe nga interesimi më i madh i vendeve si Kosova dhe Shqipëria.  

Parashikimet? Për Kallabën “Dihet që partia e Vujanovicit  ka shumicën në gjithë Malin e Zi, dhe ka një trend në rritje, pra është shumë e vështirë, por faktorët shqiptarë në Tuz deklarojnë se do ta arrijnë shumicën e mandateve për të fituar shumicën”.