Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kanadaja lejon ekstradimin e shefes së Huawei

Nga A2 CNN
2 Mars 2019, 15:32 | Bota
Kanadaja lejon ekstradimin e shefes së Huawei

Kanadaja do lejojë vazhdimin e procesit të ekstradimit të shefes së financave të Huawei, Meng Wanzhou. SHBA kërkon që Wanzhou të gjykohet mbi akuzat ndaj saj, përfshirë mashtrimin lidhur me shkeljen e pretenduar të sanksioneve mbi Iranin.

Meng u arrestua në Kanada në dhjetor me urdhër të SHBA. Ambasada kineze në Ottawa tha se ishte e pakënaqur me vendimin.

Ata e konsideruan arrestimin e saj si "persekutimin politik" dhe kërkuan lirimin e shefes së financave. Arrestimi i saj ka sjellë tensione mes Kinës, SHBA-ve dhe Kanadasë. Autoritetet amerikane paraqitën në janar dhjetëra akuza kundër Huawei, krijuesit të dytë më të madh në botë të telefonave, dhe Meng, së bashku me një kërkesë zyrtare për ekstradimin e saj.

Akuzat e paraqitura përfshijnë mashtrimin e bankave, pengimin e drejtësisë dhe vjedhjen e teknologjisë.
Huaëei dhe Meng Meng kanë mohuar të gjitha akuzat.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani