“Kur do flasim”, Basha i përgjigjet Ramës: Takimi i vetëm është më 16 mars

Pas thirrjes së një dite më parë për dialog nga Kryeministri Rama, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka reaguar duke hequr çdo mundësi se kjo mund të ndodhë.

Basha tha se takimi i vetëm që ai ka është me qytetarët shqiptarë.

“Parlament që vjedh qytetarët nuk do të ketë. T’i japim fund një qeverie të lidhur me krimin. Takimi i vetëm është ai me qindra, mijëra shqiptarë më 16 mars në protestën e madhe kombëtare dhe natyrisht, edhe takime të tjera para asamblesë së krimit që ka uzurpuar ndërtesën e Kuvendit.

Kështu nuk mund të vazhdohet, me një qeveri të kapur në flagrancë. Nuk mund t’i gënjejmë shqiptarët se mund të hapim derën e Europës me qeverinë e krimit”, tha Lulzim Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN