Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lazio "shkatërron" Romën, Strakosha protagonist

Nga A2 CNN
2 Mars 2019, 22:38 | Futboll
Lazio "shkatërron" Romën, Strakosha protagonist

Lazio shënon një nga fitoret më të rëndësishme për tifozerinë bardheblu, një 3-0 e pastër që afron lacialët me zonën e Championit.

Një dominim i qartë që konkretizohet në minutën e 12-të me Caicedon. Roma tenton të përmbysë rezultatin por Strakosha shpëton disa herë rezultatin ndaj Xhekos dhe Florenzit.

Pjesa e dytë, ku rpresioni i Romës po behej më i dukshëm, një kundërsulm i Correas shkakton një penallti që “bomberi” Immobile nuk mund të gabojë.

Derbi praktikisht mbyllet, këtu, dhe goli në minutën e 89-të të Cataldit është vetëm qershia mbi tortë për tifozët. Më pas, vetëm nervozizëm që heq nga loja serbin Kolarov.

Lazio arrin kuotën e 41 pikëve, tre më pak se Roma, dhe synon tashmë vendin  e katërt të Interit.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë