Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Manchester City në krye, United përfiton nga “paqja” mes Tottenham dhe Arsenal

Nga A2 CNN
2 Mars 2019, 18:22 | Futboll

Ndeshja më e rëndësishme e javës në Premier League ishte ajo midis Tottenham dhe Arsenalit.

Djemtë e Unai Emery kaluan në avantazh në minutën e 16-të me një gol të zgjuar të Aaron Ramsey, lojtar i ardhshëm i Juventusit, por Gunners nuk arritën të administronin siç duhet mundësitë e tyre, sidomos me Lacazette,  dhe ndëshkohen me penallti për një faull të Shkodran Mustafit ndaj Harry Kane. Kapiteni i Spurs nuk gabon dhe shënon golin e tij të nëntë në kampionat.

Aubameyang i dëshpëruar për penalltinë e gabuar

Arsenal rikthehet në sulm dhe arrin një të përfitojë një penallti e cila pritet nga Lloris, për dëshpërimin e sulmuesit Aubameyang .

Lukaku zgjidh problemet e Manchester United

Nga barazimi në derbin londinez nr.199 përfitojnë ekipet e Mançesterit. Në pritje të Liverpulit, City rikthehet në krye të klasifikimit me një gol të Mahrez në fushën  e vështirë të Bournemouth, ndërsa United kalon pikërisht Arsenalin në vendin  e katërt në një sfidë plot emocione kundër Southampton, ku protagonist ishte belgu Romelo Lukaku me një dopietë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli