Me dimrin ikën gripi, ulet numri i të prekurve nga Ah1n1

Gripi po largohet bashkë me dimrin.  Muaji mars shënon rënie të qarkullimit të virozëve gripale dhe pse ka dite që kjo po ndihet në qendrat shëndetësore.

Mjekët tregojnë se është ulur numri i pacientëve të sëmurë e po ashtu dhe rastet e rënda.

Edhe instituti i Shëndetit publik konfirmon se ka rënie të infeksioneve respiratore, ndërsa Ah1N1 ka ulur intensitetin e tij.

 Virusi i tipit “A”  njihet për komplikacionet e rënda që shkaktojnë rrugët e frymëmarrjes,  veçanërisht te të vegjlit dhe tek të sëmurët kronikë.

Fundi i janarit, fillimi i shkurtit shënoi kulmin e qarkullimit të gripit në vendin tonë. Pavarësisht numrit të lartë të të prekurve, mbi 20 mijë  në javë, për autoritetet shëndetësore nuk kishte epidemi.

Deri tani Ah1n1 ka marrë jetën e 5 personave, së fundmi edhe të një gruaje 36- vjeçare shtatzënë.