Safet Bajri, Gjykata e Shkodrës njeh dënimin belg

Gjykata e Shkodrës ka njohur dënimin e drejtësisë belge për Safet Bajrin, i cili konsiderohet si kreu i grupit kriminal “Bajri”.

Vendimi erdhi pasi pala belge dorëzoi një kërkesë specifike, pasi dy vendet nuk kanë marrëveshje ekstradimi.

Në këtë mënyrë, në rastin e  mungesës së ekstradimit, Safet Bajri do vuajë dënimin në vendlindje.

Safet Bajri u arrestua më 21 shtator 2018, në zonën  e njohur si  “Xhamllikut” në Tiranë.

“I forti” i Shkodrës është dënuar në 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës në kryeqytetin belg, gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN