Samiti i Diasporës, Meta: Ngrihuni mbi interesat e ngushta

Në Lezhë mbahet dita e dytë e Samitit të Diasporës, ku janë zhvendosur edhe festimet ditën e sotme. Përveç mesazheve me karakter kombëtar nuk kanë munguar edhe as thirrjet politike.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u bëri thirrje palëve të ngrihen mbi interesat e ngushta.

“Skënderbeu është figura më shpëtimtare dhe frymëzuese për mbijetesë dhe afirmim për kombin tonë. Uroj dhe besoj se ky Kuvend i Lezhës, për mesazhin që ka sjellë nga thellësia e historisë, të na ndihmojë edhe ne të gjithë për t’u ngritur mbi interesat afatshkurtra dhe të ngushta dhe t’i thotë një “Po” të fortë rrugës europiane të Shqipërisë, bashkë me Maqedoninë në qershorin që po vjen”, u shpreh ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë, nuk mungoi edhe kënga labe…

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN