SHBA: Kosova të heqë taksën, Serbia të njohë Pavarësinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë përkushtuara për situatën në Ballkan dhe konkretisht për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëvendës- ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, i ka kërkuar Prishtinës të heqë taksën ndaj Serbisë për mallrat, ndërsa Beogradit njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Kosova duhet ta heqë ose pezullojë taksën. Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. SHBA-ja dëshiron të ndihmojë në atë çfarë palët në dialog dëshirojnë të bëjnë. Marrëveshja e Prespës ishte e suksesshme sepse krerët e të dyja palëve e donin atë. Ne duam që kjo të përsëritet në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, dhe Beogradi e Prishtina të pranojnë marrëveshjen. Nuk ka linja të kuqe” tha Palmer.

Shkarkoni aplikacionin e A2