Sherr “mbretëror”! “Dukeshat” kapen prej flokësh

Që prej momentin kur Meghan Markle dhe Princi Harry bën publike lidhjen e tyre, është folur shpesh që situata nuk është më e qetë në Kensington Palace, në familjen mbretërore.

Mediat në Britani kanë shkruar shpesh se Meghan Markle ka krijuar përçarje edhe mes vëllezërve.

E ndoshta këto lajme kanë frymëzuar artistin Alison Jackson, fitues i çmimit Bafta, i cili me realizimet e tij të fundit ka provokuar dhe ka ngjallur shumë reagime.

Ai ka realizuar disa foto me dy aktore që luajnë rolin e Meghan Markle dhe Kate Middleton dhe marrëdhënia mes të dyjave nuk është aspak e qetë, madje mjaft e acaruar.

“Meghan Markle” dhe “Kate Middleton” janë fotografuar duke u përleshur me njëra-tjetrën. Meghan dominon “luftën” duke e tërhequr Kate nëpër dysheme prej flokësh.

Shkarkoni aplikacionin e A2